23-11-2024

Iftari i bashkohet listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale.

 

Aplikimi për traditën sociokulturore u dorëzua bashkërisht nga Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani në Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

“Iftari (i quajtur edhe Eftari ose Iftor) festohet nga myslimanët në perëndim të diellit në muajin e Ramazanit, pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale”, tha UNESCO, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.

Iftari, i cili pason ezanin e perëndimit të diellit gjatë Ramazanit, shoqërohet me tubime “duke forcuar lidhjet familjare dhe komunitetin dhe promovimin e bamirësisë, solidaritetit dhe shkëmbimit shoqëror”, thuhet në deklaratë.

Tradita e vjetër e komunitetit u njoh nga Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale që është mbledhur në Botsvanë që nga e hëna.

Në disa vende myslimane, është zakon të shënohet iftari duke ngrënë një hurmë të shoqëruar me çaj. Recetat për pjatat dhe pastat, megjithatë, ndryshojnë shumë në varësi të vendit.

Organi i OKB-së tha se “praktika e iftarit zakonisht transmetohet brenda familjeve, dhe fëmijëve dhe të rinjve shpesh u besohet përgatitja e përbërësve të vakteve tradicionale”. /Klankosova.tv

 

Asnjë koment

Comments are closed.