24-11-2024

IGLI TARE NË SHËNJESTRËN E NJË TJETËR KLUBI ITALIAN

Igli Tare tash e një kohë mbanë pozitën e drejtorit sportiv te skuadra e Lezios dhe llogaritet si njeriu kryesor i disa prej transferimeve më të bujshme dhe të suksesshme të skuadrës italiane.

Puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe Tare po vështrohet nga një tjetër ekip italian, që dëshiron t’i sigurojë shërbimet e vlonjatit 44 vjeçarit. Napoli edhe pse nuk i shuar shpresat për titullin kampion, megjithatë ndryshimet e mëdha tek kjo skuadër pritet të ndodhin për edicionin e ardhshëm dhe aty hyn edhe pozita e drejtorit sportiv, ku e dëshirojnë Igli Taren.

Shumë emra që tanimë janë cilësuar si lojtarë të mëdhenj, pritet të largohen nga skuadra dhe për këtë arsye Napoli po e kërkon njeriun e duhur në zyrë, që do të mund të sjellë talent të rinj.

Megjithëse Igli Tare është shprehur se është i kënaqur me atë çka i kanë ofruar te Lazio, një ofertë serioze e një projekti shumë ambicioz, siç pritet të jetë ai i Napolit, edhe do të mund të joshte ish-sulmuesin e Shqipërisë. /Insporti.com/

Asnjë koment

Comments are closed.