26-04-2024

Prizren: Kërkohet pastrimi i listave nga veteranët e rrejshëm

Drejtuesit e Shoqatës së Veteranëve në Prizren kërkojnë nga organet e drejtësisë ta zbardhin të vërtetën rreth listave të veteranëve.

Isa Berisha, sekretar i OVL-së në Prizren, thotë se “nuk është vendim i Organizatës së Veteranëve për statusin e veteranit se kush e ka fituar e kush jo. Këtu dikush ka faj, por mendoj se OVL-të nuk kanë përgjegjësi, e bile ndoshta as faj shumë nuk kanë në këtë drejtim. Sepse, në komisionet verifikuese të veteranëve ishin vetë komandantët përkatës”, u shpreh ai.

“Jemi në dijeni se ka luftëtarë që realisht kanë qenë në luftë dhe sot nuk e gëzojnë statusin e veteranit, por ne mendojmë se Prizreni ka më pak listë të fryra”.

Veterani Selim Krasniqi, kryetar i Degës së OVL-së në Prizren, thotë se listat janë të fryra.
“Unë mendoj se numri i atyre që tashmë gëzojnë këtë status duhet të rishikohen. Ata që kanë dhënë kontribut në luftë të vlerësohen sipas kontributit të dhënë e jo pa klasifikim si ai që ka punuar e luftuar tetë vjet, si ai që është mobilizuar pas thirrjes së përgjithshme të mobilizimit”.

Burim Shala, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, tregon se deri më tani është dëgjuar shumë zhurmë për këtë çështje.

“Por, për fat të keq, ende nuk e kemi as edhe një rast të vetëm me emër e mbiemër, por unë e di se këto lista të invalidëve edhe mund të jenë të fryra. Janë ndoshta në Prizren, po sigurisht më pak. Mirë është që drejtësia në këtë drejtim të punojë më shumë”, theksoi ai./KosovaSot/

Asnjë koment

Comments are closed.