24-11-2024

IKSHP i përgjigjet Kuvendit, nëse ka kushte për mbajtjen e seancës për mocionin ndaj Qeverisë Kurti

Gazeta Blic merr vesh se Isntituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka kthyer përgjigje Kuvendit të Kosovës në kërkesën që organi ligjvënës i kishte bërë nëse ka kushte për mbatje të seancës.

Një burim i Gazeta Blic brenda Kuvendit ka konfirmuar se tashmë i kanë në dorë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Po, IKSHPK na ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën e parashtruar se a ka kushte për mbajtjen e seancës, për shkak të rrezikut që të përhapet koronavirusi”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ndër të tjera ka treguar kushtet që duhet plotësuar për mbajtjen e seancës, ku pritet të hidhet në votim mocioni i ngritur nga LDK për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti.

Një nga rekomandimet kryesore të IKSHP-së ështëmbajtja e distancës prej 2 metrash”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ky burim nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Thjeshtë e kanë përcjellë komplet protokollin lidhur me kushtet e takimeve të tilla. Ai protokoll vlen për të gjitha institucionet”, saktësin burimi i Gazeta Blic

”Dihet tash mirë se a i plotëson apo jo salla e Kuvendit rekomandimin për distancën 2 metra”, tha ky burim.

Zyrtarisht askush nga Kuvendi nuk ka dashur të flas për këto rekomandime.

Ndërkohë, sot nga ora 14:00 pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku do të vendos për mocionin e inciuar nga LDK dhe të mbështetur nga 46 deputetë.

Nga VV kanë theksuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës për shkak se duhet të ruhet distanca prej 2 metrash, ndërkaq LDK, AAK e Nisma kanë theksuar se duhet të mbahet seanca.

LDK të premten e ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për mocionin në Kuvend, me 46 nënshkrime.

Deri te ky mocion erdhi për faktin se Albin Kurti e kishte shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, pa një konsutim paraprak me Isa Mustafën.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë shënuar edhe 26 raste të reja me koronavirusi, duke e quar në 61 numrin e të prekurve.

Deri më tani pos këtyre të prekurve, edhe 1 i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e prekjes nga koronavirusi

Asnjë koment

Comments are closed.