25-04-2024

IKSHPK-ja rekomandon që organizimi i mësimit të bëhet konform situatës epidemiologjike

Instituti i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë, DKA-të, Këshillin e Prindërve e palët relevante që të përzgjedhin skenarët më të mirë të mundshëm për organizimin e procesit mësimor konform situatës epidemiologjike.

Në rekomandimin e IKSHPK-së thuhet se mësimi duhet zhvilluar me mbikëqyrje rigoroze të masave.

“Rekomandojmë MASHTI-n që në bashkëpunim me DKA-të dhe Këshillin e prindërve dhe palët tjera relevante të përzgjedhin skenarët më të mirë të mundshëm për organizimin e procesit mësimor konform situatës epidemiologjike dhe të sigurojnë mbikëqyrjen rigoroze të zbatimit të masave”, thuhet në rekomandim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot nga ora 14:00 do të ketë takim me kryetarët e komunave për të biseduar për masat.

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të nisë më 27 shtator.

Fillimi i vitit shkollor ishte shtyrë për shkak të situatës me pandeminë.

Asnjë koment

Comments are closed.