27-11-2024

IKSHPK: Kujdes gjatë festave, Covid-19 s’ka mbaruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë festave, me ç’rast, ka potencuar se pandemia Covid-19 ende s’ka mbaruar.

IKSHPK ka bërë të ditur se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve.“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 akoma nuk ka mbaruar. Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.”, është bërë e ditur në njoftim, ku është theksuar se qytetarët duhet të vaksinohen.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK kanë rekomanduar qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.Ndryshe, dje nga IKSHPK është informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, derisa janë shëruar pesë persona.

Asnjë koment

Comments are closed.