IKSHPK: Sot më së shumti raste me Covid-19 në këtë vit, rritja pritet të vazhdojë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar për  836 raste të reja me koronavirusin, në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së brenda 24-orëve të fundit janë shënuar edhe dhjetë raste të vdekjeve nga virusi, teksa janë shëruar 700  të tjerë.

Sipas IKSHPK-së sot është numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirusin të shënuara gjatë vitit 2021.

Madje IKSHPK-ja ka njoftuar se ditëve në vijim mund të ketë edhe më shumë raste të reja.

“Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVIDI-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.  Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKSHPK-ja përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.