Ilir Baldedaj fajëson PDK-në për mos zgjedhjen e sotme të kryesuesit nga opozita
Shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka thënë se “Mos dakordimi i PDK-së me kërkesën e AAK-së që të shkohet me nje kandidat konsensual, ku PDK duke vepruar njëanshëm sot tregoi edhe një herë që ajo nuk ishte e gatshme që ta marrë kryesuesin e Kuvendit. Një gjë e tillë ishte rezultat, pasi PDK doli me kandidat të njëanshëm, duke mos u dakorduar me AAK-në. Sikur te dilnim me nje kandidat konsensual si opozitë, sigurisht që do të kishim sukses. Andaj suksese herave tjera”.
Ndryshe sot u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga ana e kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Kjo mbledhje është shtyer për një datë tjetër, për shkak të mungesës së kuorumit./tvprizreni.info/