25-04-2024

Ilir Baldedaj jep dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në AAK

Anëtari i Kuvendit Komunal nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prizren,  Ilir Baldedaj, me vetëdëshirë ka liruar të gjitha pozitat politike, pas vendimit denues të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Baldedaj është dënuar si ish-drejtori i Administratës në Prizren, për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me par. 2.1 dhe 2.2 të KP-së.

Shkrimi i plotë i Baldedajt:

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, media të shkruara dhe elektronike !
Pasi që gjykata themelore në Prizren me datë15.01.2021 mori një aktvendim dënues në çështjen time , unë sot mora një vendim personal që t’i liroj të gjitha pozita politike të AAK-së në degën e Prizrenit

Edhe pse vendimi i gjykatës nuk eshte i Plot fuqishém, ofrimi i dorëheqjes sime është i karakterit moral dhe për të treguar respektin tim të thellë ndaj z. Ramush Haradinaj dhe organeve të drejtësisë së vendit tim dhe proceseve në të cilat ndodhet vendi im dhe si një praktikë e mirë për t`u përballur në vazhdim i pa ndikuar në procesin e mëtutjeshëm për kërkimin e pafajësisë sime.

Falenderoj Kryetari Lulzim Kabashin edhe te gjith strukturat e dega se AAK-se ne Prizren besimin e dhënë, për bashkpunimin që kishim në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Me nderime: Iliri Baldedaj

Asnjë koment

Comments are closed.