Ilir Baldedaj: Liria në krizë – futbollistë, trajnerë apo stafi prej mbi 40 vetësh mbeten pa paga për Bajram
Sipas Ilir Baldedajt nga LDK në Prizren, tash kur besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Bajramit të Madh, futbollistë, trajner e stafi tjetër, apo një personel prej mbi 40 vetësh mbetën pa paga.
Edhe burime të besueshme të portalit me kusht anonimitet e konfirmojnë mosmarrjen e pagave, duke shtuar se “vajzave, të cilat kanë kontrata nën 100 euro, afro 5 muaj nuk ua kanë bërë pagesat”.
Ndërkaq, Baldedaj përmes një postimi në “Facebook”, ndër të tjera ka shkruar:
“Rahman Kiqe: A ki Bajram ti dhe familja?!
Mbi 40 familje , që marrin paga te Liria, nuk do të festojn si gjithè tjerët!
Raman Kiqe dhe talenti Totaj e drejtori Morina ( mësit të faljes së klubit), a keni pak ndërgjegje, a ju bren ajo ?
Sot, natën e Bajramit por dhe nesër ditën e Bajramit të madhë, futbollistë, trajner e stafi tjetër, mbi 40-të vetë mbetën pa paga.
Jan më shunë se dy muaj që ka paga të pa paguara – borgje.
A është ky Kiqe i milionave të premtuar e që klubin do ta ngriste në nivele europiane ?
Lene që Lirisë ia ka mbet veq emri, por ai ua ngriu buzëqeshjen për Bajram 40-të familjeve, duke mos ua dhënë pagat për djersën e derdhur.
Ata, me familjet e tyre, s’do të ken mundësinë për ta shijuar festën siq u takon !
Kështu vendosi Raman Kiqe, me akraba.
I la 40 familja pa paga.
Merrni ju treshi-përsheshi: Kiqe,Totaj e Morina, ndonjë llokume a bakllava dhe kënaquni, për të tjerët, mos qani kokën,..!
Talent dhe ti drejtori ma i’ mirë’, pasiqë Kiqen dhe familjen e tij spo i bren ndërgjegja, qysh po ndiheni ju për këtë pronar, që e servuat.
Me than turpi ju mbuloftë, ju s’dini për turp”, ka shkruar ndër tjera ai.