23-11-2024

Ilir Meta zbulon: Po të mos shtyheshin zgjedhjet, do të digjej parlamenti

Presidenti Ilir Meta deklaroi të hënën para Komisionin Hetimor se më 8 qershor kishte një skenar për djegien e parlamentit.

Kreu i Shtetit zbuloi disa informacione sekrete, me të cilat ishte njohur më 7 qershor, një ditë para nxjerrjes së dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve.

Sipas kreut të shtetit, persona të caktuar do të shfrytëzonin protestën e opozitës për djegien e parlamentit.

” Presidenti i Republikës ka patur informacione të mjaftueshme, si në rrugë zyrtare, qoftë edhe përmes burimeve të tjera, se ka patur përpjekje për akte destabizilimi. Në mënyrë të veçantë më 7 qershor, një ditë para se presidenti të bëntë publik zhdekretimin e 30 qershorit. Më 7 qershor, kam marrë një informacion, i cili është sekret, por Komisioni mund të njihet me të. Sipas informacionit, disa persona do të shfrytëzonin mitingun e opozitës për djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte një informacion i ri, por tërësisht i besueshëm. Kjo ngjarje mund të prodhonte pasoja të rënda në anën e policisë dhe qytetarëve, por edhe pasoja për imazhin e vendit“, tha presidenti. Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Komision Hetimor i ngritur enkas për shkarkimin e tij ka kujtuar precedentin e parë në historinë e Shqipërisë, ku qeveria vendosi që të shtyjë zgjedhjet. Ai tha se i pari ishte Presidenti Ramiz Alia në vitin 1991, kohë në të cilin Meta ishte student.

Teksa tregoi edhe një foto ku shfaqej bashkë me Ramiz Alinë dhe studentë të tjerë, kreu i shtetit ka se nuk mund t’i kërkohej atij që të heshte pas 30 vitesh, ndaj edhe zhdekretoi datën 30 qershor, transmeton Shqip.

Halit Valteri: Cili nen i Kushtetues ju jep të drejtën që të anuloni datën e zgjedhjeve, me një datë tjetër, pa asnjë argument objektiv? Ju jeni president i Republikës dhe përfaqësoni unitetin e popullit.

Meta: Kushtetua e lejon presidentin që të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerr një dekret për datën 30 qershor, dhe jo të zgjedhjeve. Për të krijuar mundësi për të caktuar në dakordësi një datë të re që të ketë zgjedhje. Sipas përcaktimit të qartë edhe të Gjykatës së Strasburgut, përveç aspektit kushtetues, detyrimeve ndërkombëtare, janë disa presidentë që kanë vepruar në mënyrë të tillë për përfshirjen e opozitës në zgjedhje. Precedentin e parë në këtë drejtim e krijoi në 1991 Ramiz Alia, që shtyhu zgjedhjet me dy muaj për t’i dhënë kohë edhe mundësi opozitës që sapo ishte krijuar. Në atë kohë i kërkuam Alisë pluralizmin politik. Është e tepër, përveç argumenteve kushtueses, ligjor dhe detyrimeve të padiskutueshme, t’i kërkosh një studenti të dhjetorit, në detyrën e presidentit që të heshtë pas 30 viteve tek kthimi i një precedenti tjetër./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.