24-11-2024

Imami nga Kosova dëbohet nga Zvicra, dhunoi seksualisht dhe fizikisht gruan e tij

mami nga Kosova që ka jetuar dhe vepruar në kantonin e Cyrihut në Sant Gallen në Zvicër, është dëbuar nga autoritetet atje.

Kjo për arsye se E.D, 37 vjeç kishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht gruan e tij.

Përpos kësaj ai kishte rënë shpesh ndesh me ligjin.

Pas kësaj Gjykata Federale ka marrë vendim që të mos e vazhdojë lejeqëndrimin e imamit.

Policia mori si kredibile deklaratat e viktimës ku ajo vërtetoi se bashkëshorti i saj ushtroi dhunë fizike, mentale dhe seksuale.

Vendimi i Gjykatës Supreme-Federale ka konstatuar se imami në fjalë nuk është socializiuar me ligjet dhe jetën në Zvicër, shkruan Blick.ch përcjellë Klan Kosova.

Gruaja e cila ishte viktimë e këtij rasti është dërguar në një qendër rehabilituese.

Çifti kishte shkuar në Zvicër para katër vitesh. Ata po jetonin të ndarë nga njëri-tjetri.

Ata kanë një fëmijë së bashku, kurse gruaja nga një martesë e mëhershme ka edhe katër fëmijë të tjerë

Asnjë koment

Comments are closed.