Droga, arrestohet një prizrenas i kërkuar, policia i gjen edhe armë e municion

Policia ka arrestuar një person (K/shqiptar), pasi ka qenë në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, ndërsa ka bërë edhe bastisjen e banesës së tij, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë me sa vijon: substancë e dyshuar për narkotikë e llojit marihuanë me peshë 162.51 gramë, kokainë me peshë 1.53 gramë, një peshore digjitale, një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë e llojit “LSD”, 3 (tri) kapsula “Tredon”, një mulli për bluarje të marihuanës, 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) qese të zbrazëta plastike.

“Po ashtu është gjetur edhe një telefon celular, një pistoletë, model i panjohur, një karikator me gjashtë fishekë dhe një kuti plastike me 15 (pesëmbëdhjetë) fishekë me kalibër të panjohur dhe një motoçikletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas përfundimit të intervistimit i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit./GazetaePrizrenit.net