Incident me armë për mosmarrëveshje në trafik në një lagje të Prizrenit, një person i lënduar
Një gjuajtje me armë zjarri ndodhi në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren,
Sipas Policisë një person është lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, thënë se incidenti ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.
“Deri te konfrontimi i dy personave të dyshimtë, erdhi per shkak te nje mosmarrëveshje ne komunikacion ka ardhur ku njeri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lënduar personin tjetër në këmbë”, ka thënë ai.
Sipas tij, në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia është duke u marrë me rastin. / GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe: