25-11-2024

Incident mes shikuesve në Rahovec, shtatë të arrestuar dhe dy policë të lënduar

Shtatë (7) persona të dyshuar janë arrestuar, derisa dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, gjatë intervenimit të sotëm,  në ndeshjen basketbollistike Rahoveci-Ponte Prizreni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Policia e Kosovës njoftoi se kjo ka ndodhur gjatë sigurimit të lojës së basketbollit në Rahovec në kuadër të “Euroing Kupa e Kosovës – Final 8”.

 Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka filluar një incident mes shikuesve në tribuna, kjo ka bërë që policia të intervenojë dhe të arrestojë shtatë (7) të dyshuar. Gjatë intervenimit dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në kumtesën e policisë.

Të arrestuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë sportdashësit, shikuesit në palestra,  që të kenë sjellje dinjitoze dhe sportive, në të kundërtën policia në të gjitha rastet ku do të ketë huliganizëm dhe forma tjera të palejuara, do të intervenojë dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë si në këtë rast, do merren masat adekuate ligjore ndaj atyre që shkaktojnë skena të tilla të padëshiruara./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Rahoveci mposht Ponte Prizrenin në Kupën e Kosovës

Asnjë koment

Comments are closed.