26-12-2024

Index”: Shtetasi i Kosovës shkakton aksident të rëndë në Kroaci, një i vdekur e 6 të lënduar

Dje rreth orës 05:50 në qytetin Solin në jug të Kroacisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Një person ka humbur jetën dhe gjashtë janë lënduar.

Po ashtu është bërë e ditur se pesë persona kanë pësuar lëndime të rënda fizike, ndërsa një është lënduar lehtë.

Siç raporton “Index.hr”, aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës 40-vjeçar i cili drejtonte automjetin personal me targa sllovene.

Ai ka qenë duke lëvizur nga lindja në perëndim dhe në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur pjesën e përparme të majtë të një mjeti pasagjerësh me targa kroate, i cili drejtohej nga një shtetas kroat, 45 vjeç.

Shoferi 45-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët e atij mjeti, një grua 45-vjeçare dhe një burrë 48-vjeçar, të dy shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Media kroate shkruan se në spitalin e lartpërmendur, për shkak të lëndimeve të rënda, po mbahet një shtetas i Kosovës 40 vjeçar.

“Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar kanë marrë plagë të rënda në rrezik për jetën, ndërsa një 18-vjeçar është plagosur lehtë dhe tashmë është liruar në shtëpi”, ka raportuar Index.hr.

Menjëherë pas lirimit të 40-vjeçarit nga spitali, policia e Dubrovnikut do të nisë hetimin penal nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të shkaktimit të një aksidenti trafiku në komunikacionin rrugor.

Asnjë koment

Comments are closed.