23-11-2024

Infektohen me koronavirus 15 mjekë e infermierë në spitalin e kancerit në Egjipt

Së paku 15 mjekë e infermierë në spitalin kryesor për kancer në Egjipt janë infektuar me koronavirus dhe janë vendosur në karantinë, thanë zyrtarët e këtij shteti.

Ky lajm ngjalli frikë se pandemia tash mund të përhapet nëpër spitalet e shtetit me popullsinë më të madhe në botën arabe, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Egjipti deri më tani i ka regjistruar rreth një mijë raste të infektimeve dhe 66 vdekje nga koronavirusi. Autoritetet i kanë mbyllur shkollat dhe xhamitë, i kanë ndaluar tubimet publike dhe e kanë vendosur orën policorë gjatë natës.

Dr.Hatem Abu el-Kassem, drejtor i Institutit Kombëtar të Kancerit, tha se tre mjekë dhe 12 infermierë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus. Ai gjithashtu tha se në këtë spital do të testohen të gjithë punëtorët shëndetësorë.

Instituti do të qëndrojë i mbyllur për tri ditë që të bëhet dezinfektimi, ndërsa do të funksionojë vetëm reparti i emergjencës.

Asnjë koment

Comments are closed.