Infermieri dhe shoferi i QKMF-së në Dragash sulmohen nga një i dehur
Një infermier dhe shofer të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash janë sulmuar dje pasdite nga një i dehur gjatë kryerjes së detyrës,
Sipas policisë, një person (K-shqiptar) është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht teknikun medicional dhe shoferin e qendrës (viktimat meshkuj K-Shqiptar).
“I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Viktimat nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /