24-04-2024

Infermierja në Bukosh s’gjendet në punë, kur kryetari inspekton ambulancën

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë vizitës që i bëri Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bukosh, mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:45 ka vërtetuar se aty mungon një infermiere pa asnjë arsyetim, ndërkohë që dy të tjerë ishin në vendin e punës.

Këtë rast ai e ka publikuar edhe në profilin e tij të “facebookut”.

“Natyrisht ne do të marrim masa sipas dispozitave ligjore, dhe udhëzimeve në fuqi. Asnjë kompromis ndaj atyre që nuk e respektojnë orarin e punës dhe nuk u shërbejnë qytetarëve”, ka shkruar  Bali Muharremaj.

Në këtë mandat të tij, si kryetar komune, ai ka dalë vazhdimisht në terren dhe pos tjerash ka vizituar edhe qendrat shëndetësore./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.