Insajderi: Burgu i Prizrenit ku vdiq Astrit Dehari ka hyrje-dalje sekrete
Gashi ka thënë se hyrja-dalja sekrete është në mes ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit dhe Policisë në Prizren.
“Ka hyrje-dalje sekrete nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në ndërtesën e Policisë, aty ku janë kry hetimet e ashtuquajtur e vërteton edhe deklaratën e nënës së Deharit që Astriti ka deklaruar se po e dërgojnë natën e po e marrin në pyetje.
Astrit Dehari ishte mbajtur më shumë se 70 ditë në një qeli në burgun e Prizrenit i dyshuar si i përfshirë në sulmin e cilësuar terrorist kundër Kuvendit të Kosovës.
Për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit në burg tashmë ka nisur edhe një hetim. Shumë pak detaje i di publiku. Shumë pak dokumente madje i janë dhënë edhe familjes së viktimës. Prokuroria Speciale tash po e heton këtë rast. Krejt hetimi u rinis pas që një raport i jashtëm i porositur nga familja, që kur edhi në Kosovë pati probleme serioze me përkthim, e lë të hapur mundësinë që Dehari të jetë vrarë në burg.
InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine/InsajderiInDoks