Inspektorati fillon largimin e shitësve mobil nga Qendra Historike e Prizrenit
Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, pasditen e sotme ka nisur aksionin për largimin e shitësve mobil nga Qendra Historike e qytetit.
Drejtori i këtij dikasteri, Islam Thaçi, tha se ky aksion është ndërmarrë për shkak së një gjë e tillë nuk lejohet sipas Ligjit për këtë zonë të mbrojtur, dhe se këta shitës nuk posedojnë leje për ushtrimin e kësaj veprimtarie në hapësirat publike.
Ai tha se malli do të sekuestrohet dhe pronarët do të sanksionohen me gjoba. Ai tha në fund, se mbikëqyrja e gjendjes së shitësve mobil në këtë zonë të veçantë do të monitorohet intensivisht gjatë dy muajve në vazhdim.
Edhe gjatë këtij aksioni, inspektorët komunal janë shoqëruar nga policia, ndërsa shitësit mobil nuk u prononcuan./tvprizreni.info/