27-07-2024

Hajdutja e Prizrenit kapet në Prishtinë

Gruaja me inicialet K.M., dyshohet që familjes Vezaj nga Prizreni i mori stoli me vlerë prej 6250 eurosh duke e mashtruar një djalë 10 vjeçar i cili gjendej i vetëm në banesë.

Sipas djalit, e dyshuara i kishte thënë atij që ka biseduar më nënën në telefon për t’i huazuar disa gjilpëra në dollapin e dhomës.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është arrestuar falë disa xhirimeve të siguruara.

Sipas tyre 29 vjeçarja është e dyshuar edhe për dy raste të vjedhjeve dhe ndaj saj ekzistonte një fletarrest./KlanKosova

Asnjë koment

Comments are closed.