23-11-2024

Inspektorati i Prizrenit kërkon rregull në hapësirat publike për festat e qershorit

Me rastin e manifestimeve kushtuar 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit, Drejtoria e Inspektorateve ka kërkuar nga pronarët e bizneseve dhe personave fizik që kanë qasje dhe shfrytëzojnë hapësirat publike dhe të tjera në sheshin “Shatërvan”, Sheshin e Lidhjes dhe në rrugën unazore,  që t’ju përmbahen dhe zbatojnë me përpikëri rregullave të përcaktuara.

 

Përmes një njoftimi publik, kërkohet respektim për lejet që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirave publike, ashtu siç janë lejuar me aktvendime të Drejtorisë së Urbanizmit.

 

Më këtë rast, po ashtu kërkohet edhe respektimi i lejes për  vendosjen e karrigeve dhe tavolinave, si dhe lejeve për hyrje dalje në sheshin “Shatërvan”.

 

“I njoftojmë pronarët e subjekteve afariste dhe të tjerë, që për shkak të festave, t’i respektojnë vendimet komunale me qëllim që në mënyrë madhështore dhe të lirë të festojnë të gjithë qytetarët dhe mysafirët e tjerë që do ta vizitojnë qytetin”, thuhet në njoftimin e sektorit të inspektorateve./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.