26-04-2024

Suharekë: Bie numri i nxënësve, shkolla teknike kërkon shpërndarje proporcionale

Rënia e numrit të nxënësve në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” të Suharekës, që reflektohet në humbjen e normave mësimore dhe shqetësimi për vendet e punës, ka çuar profesorët e kësaj shkolle në dyert e komunës.

 

Në një takim që kanë pasur me kryetarin, Bali Muharremajn, profesorët kanë kërkuar shpërndarjen proporcionale të numrit të nxënësve në tri shkollat e mesmet të qytetit.

 

Po ashtu ata kanë kërkuar edhe shpërndarjen proporcionale të profileve arsimore, në të cilat regjistrohen nxënësit.

 

Një njoftimin e zyrës së kryetarit, thuhet se Muharremaj pasi i dëgjoi kërkesat e tyre, u shpreh se së bashku me drejtorin e arsimit do ta analizojë këtë problematikë dhe do të dalin me një konkluzion në lidhje me këtë rast.

 

Ndryshe, kohët e fundit, ndonëse ka shkolla profesionale, nxënësit në rajonin e Prizrenit më tepër po preferojnë gjimnazin dhe mjekësinë, duke i mbingarkuar klasat me numër  të nxënësve, më tepër seç planifikohet./GazetaePrizrenit/

 

Asnjë koment

Comments are closed.