Suharekë: Kthehet në rivlerësim prokurimi për memorialin e Berishëve

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësim aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e memorialit të Berishëve në Suharekë.

Ky organ ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës të shpallur nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjykata e tenderëve lidhur me këtë çështje paraprakisht ka miratuar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “G-Project”.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i AMKMK, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Ndërtimi i memorialit të Berishëve në Suharekë” dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së, të publikuar ditë më parë.

Në arsyetimin e njoftimit bëhet e ditur se njoftimi për kontratën për këtë aktivitet të prokurimit është bërë më 8 mars 2018, derisa hapja e ofertave është bërë më 28 mars 2018.