23-11-2024

Inspektorët largojnë reklamat e vendosura mbi Qendrën Historike të Prizrenit (foto)

Inspektoratet në Prizren ashtu siç kanë paralajmëruar, sot kanë filluar me largimin e reklamave të vendosura mbi kulme të objekteve, të cilat ndodhen brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

Në kumtesën për media, thuhet se Drejtoria e Inspektorateve ka filluar të ekzekutojë Vendimin Komunal për Rregullimin e Qytetit dhe të Shërbimeve Komunale, si dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, duke i larguar reklamat të cilat janë të vendosura mbi kulm brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

Njoftohet se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Aksioni i filluar sot, në bashkëpunim me Njësitin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim derisa të largohen të gjitha reklamat që janë në kundërshtim me ligjin. Pas largimit të reklamave mbi kulm, Drejtoria e Inspektorateve do të bëjë vlerësimin edhe të reklamave të vendosura në ballinë të objekteve, të cilat nuk janë të pajisura me leje përkatëse”, thuhet tutje në njoftim.

Dy ditë më patë, inspektorët njoftuan se përkundër njoftimit, pronarët nuk kishin respektuar kërkesën për heqjen vullnetare të reklamave./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.