Interi mendon për të ardhmen, nënshkruan me një 17-vjeçar shqiptar
Jo vetëm futbollistë për t’i vënë menjëherë në dispozicion të Contes, por drejtuesit e Interit punojnë paralelisht edhe për të ardhmen, pasi sot kanë arritur të nënshkruajnë me një futbollist 17-vjeçar shqiptar.
Bëhet fjalë për Andi Hotin, që është i vitlindjes 2003, luan si mbrojtës dhe është bërë zyrtarisht pjesë e klubit zikaltër ditën e sotme, pasi është transferuar në mënyrë definitive nga klubi i Zyrihut në Zvicër.
Andi Hoti ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U17 në muajin qershor të 2019-ës, por më pas ndërroi mendje dhe zgjodhi të vazhdojë me të njëjtën grupmoshë të Përfaqësueses së Kosovës. /TCH /