29-04-2024

Fakultetet e mbyllura punësojnë ende staf akademik

Problemi, sipas tyre, shfaqet në rast të hapjes së konkursit për pranim të studentëve e që bie ndesh me vendimin e KSHC-së, shkruan sot gazeta Zeri.

Edhe pse në muajin korrik të vitit të kaluar Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) ka marrë vendim për mosakreditimin e tri universitete publike: Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, të njëjtat janë duke vazhduar të hapin konkurse për rekrutim të stafit akademik.

Në këto universitete është duke vazhduar mësimi me studentë që janë regjistruar në vitet akademike paraprake, teksa për vitin akademik 2019 – 2020 nuk është hapur asnjë konkurs për pranim të studentëve.

Përderisa njohësit e arsimit vlerësojnë se hapja e konkurseve për rekrutim të stafit akademik është e rregullt, të njëjtit pohojnë se problem bëhet në rast se pranohen studentë të rinj.

Pas rekomandimeve ndërkombëtare, më 15 korrik të 2019-ës, nga KSHC-ja është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, i Mitrovicës e i Prizrenit të mbyllen

Asnjë koment

Comments are closed.