23-04-2024

Një rast i skemave piramidale në Suharekë

Një rast i organizmit të skemave piramidale është hasur në Suharekë.

Sipas policisë, është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar është shoqëruar në polici  pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij është hasur duke zhvilluar lojëra-bixhoz.

“Si prova materiale janë konfiskuar : letra bixhozi dhe 53 € kesh para”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizren.net

Asnjë koment

Comments are closed.