24-11-2024

Intervistohet të dëmtuar në rastin e Burdushit

Kjo pasi që sipas Prokurorit përgjegjës për media, Petrit Kryeziu, në prokurori po paraqiten dëshmitarë të tjerë të cilët e ndjejnë vetën të dëmtuar në lidhje me rastin e “Burdushit”.

“Ne kemi pasur në këtë rast të dëmtuar që nga fillimi i procedurës, mirëpo në ndërkohë gjatë hetimeve janë paraqitur dhe po vazhdojnë të paraqiten edhe qytetarë të tjerë të cilët e ndjejnë veten të dëmtuar, në mënyrë që të njëjtit të mund të realizojnë kompensim të dëmit në fund të kësaj procedure penale”, tha Kryeziu për KALLXO.com.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim

Asnjë koment

Comments are closed.