02-05-2024

Një vdekje e dyshimtë në Suharekë

Policia ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në fshatin Shirokë të Suharekës, pasi një person që ishte duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin policor 24 orësh, thuhet se rasti ka të bëjë me një rast të datës 7 janar të këtij viti, që ka ndodhur në mesditë, ndërsa viktima ka vdekur, dje në spital.

Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshim këtë rast, ndërsa nuk jepen hollësi të tjera, se për shkaqet që cuan në këtë vdekje.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.