03-05-2024

Suharekë: Dy të arrestuar për falsifikim parash

Dy persona janë arrestuar në Suharekë për falsifikim të parave, ndërsa është konfiskuar edhe automjeti në të cilin bartnin ato bashkë me disa pako cigaresh.

Një patrullë e Stacionit Policor në Suharekë, përderisa dje rreth orës 14:00. po patrullonte në rrugën “Xhavit Syla” të qytetit, ka ndaluar një automjet në të cilën ndodheshin tre persona, dy meshkuj e një femre.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e konsiderueshme  e parave të dyshuara në vlera monetare të ndryshme dhe pako të cigareve të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale në Prizren.

Është konfiskuar edhe automjeti, ndërsa me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.