17-05-2024

Sipas Komunës së Prizrenit rrugët janë të hapura, vërejtjet mund të raportohen në Qendrën e Thirrjeve

Në Prizren tashmë të reshurat e borës kanë filluar të pakësohen, derisa  trashësia e saj varësisht nga zonat, ka arritur rreth 10-15 centimetra, shkruan “Gazetae Prizrenit.net”.

Sipas zyrtarëve të komunës së Prizrenit, aktualisht rrugët e qytetit janë të gjitha të kalueshme dhe po punohet për pastrimin e rrugëve dytësore dhe ato që lidhen me fshatrat.

Zyrtari për media, Lis Dorambari, ka thënë për portalin “Gazeta e Prizrenit” se ekipet për pastrimin e rrugëve janë të gjithë në terren që nga mbrëmja duke punuar në vazhdimësi për pastrimin e tyre.

“Jemi në koordinim të vazhdueshëm mes Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kompanive përgjegjëse për pastrim dhe Qendrës së Thirrjeve, nga e cila qytetaret mund t’i paraqesin vërejtjet e tyre”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, edhe zyrtari për media në Policinë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar për portalin, se nga informatat e policisë në terren, rruga Prizren-Reqan-Prevallë dhe ajo për në Dragash janë të qarkullueshme. /Gazetae Prizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.