03-05-2024

Malishevë: Dy aksidente të njëpasnjëshme, pesë vetura të përfshira

Dy aksidente trafiku të një pas njëshme kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Dragobilë- Pagarushë në Malishevë, saktësisht tek “Guri i Maralisë”.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja ka thënë për KALLXO.com se në aksidentin e parë i cili ka ndodhur rreth orës 10:00 janë përfshirë tri vetura.

“Ka ndodhur aksident zingjiror, me dëme të vogla materiale dhe pa persona të lënduar. Të njëjtit nuk kanë dashur të iniciojnë rast në polici”, ka thënë Podrimja për KALLXO.com.

Ajo tutje ka shtuar se menjëherë pas këtij aksidenti ka ndodhur një aksident tjetër ku janë përfshirë dy vetura.

“Në aksidentin e dytë janë përfshirë dy vetura, edhe ky aksident ka qenë me dëme material dhe pa persona të lënduar”, ka thënë Podrimja.

Ajo tutje ka shtuar se këta të fundit kanë iniciuar rast në polici për aksidentin.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mëngjesin e sotëm ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të reshjeve të borës.

Asnjë koment

Comments are closed.