Investitori italian interesohet për mundësinë e kultivimit të fidaneve në Malishevë
Një sipërmarrës italian, Pierpaolo Cavaglieri, i njohur për kultivimin e bimëve bujqësore që përdoren në industrinë e ushqimeve, përkatësisht ëmbëlsirave, ka vizituar Komunën e Malishevës, ndërsa është takuar me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha dhe drejtorin për bujqësi, Murat Hoxha.
Ai ka shfaqur interesimin e tij për të investuar në Malishevë, në kultivimin e bimëve, që përdoren në industrinë e ushqimeve.
Në njoftimin e komunës, thuhet se zyrtarët komunal e kanë njoftuar biznesmenin italian, me kushtet dhe mundësitë që ka Komuna e Malishevës, në bujqësi dhe për mundësitë e bashkëpunimit me bujqit lokal, me qëllim të kultivimit të kulturave bujqësore, përfshirë edhe kulturat në të cilat ky biznesmen është i interesuar.
“Nga ana tjetër, Cavaglieri, ka thënë se ai është i interesuar për kultivimin e këtyre kulturave bujqësore, duke filluar nga mbjellja e fidaneve, nxjerrja në treg e këtyre kulturave, e deri te hapja e një fabrike për përpunimin e tyre. Po ashtu, ky sipërmarrës italian, ka thënë se e gjitha kjo dot të arrihej në bashkëpunim me bujqit e kësaj ane”, thuhet në njoftim.