03-10-2024

Inxhinierët turk të KFOR-it të gatshëm për riparimin e digës në Mirushë

Komandanti i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it, koloneli Cen Sinan Barim, ka shprehur  gatishmërinë për ofrimin e ndihmës përmes inxhinierëve të KFOR-it, për riparimin e digës së liqenit në Mirushë.

 

Diga e liqenit të Mirusha, për shkak të shirave është dëmtuar edhe më shumë. Banorët kanë ngrit shqetësime për ndonjë të keqe të mundshme, që mund të vie nga vërshimet. Banorët e Mirushës dhe fshatrave përgjatë lumit sa herë të ketë reshje atmosferike mbetën nën kërcënimin e vazhdueshëm të një katastrofe natyrore.

 

Në njoftimin e komunës, thuhet se kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim të rregullt, komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, që njëherësh është edhe komandanti kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it, të cilët e  kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin.

 

Begaj, ndër tjera i ka njoftuar ushtarakët e KFOR-it me numrin e popullsisë, zhvillimin e përgjithshëm, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in, si dhe me njësinë e LMT-së në Malishevë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.