26-04-2024

Isa Mustafa e thërret KP të LDK-së të premten, a do ta shpallë kandidatin për kryeministër?

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, një ditë pas seancës për shpërndarje të Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Përmes një ftese që i ka bërë Këshillit të Përgjithshëm, është bërë e ditur se do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës.

Fillimisht, në rend dite janë rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në, derisa pas saj do të bëhet edhe zgjedhja e kryesisë së re të partisë.

Mbledhja mbahet të premten, në selinë e LDK-së, nga ora 17:30.

Nuk është bërë e ditur se a do të shpallet edhe kandidatura për kryeministër nga LDK-ja po atë ditë. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.