20-04-2024

Ish-eprori i UÇK-së, Rrahim Bekteshi me dedikim prekës kushtuar ish-eprorit Xhavit Elshani

Ish-eprori i UÇK-së nga ZO e Pashtrikut, Rrahim Bekteshi, në një përkujtim dedikuar ish-bashkëluftëtarit dhe ish-eprorit të UÇK-së, Xhavit Elshanit- ka shkruar se nuk mund ta besojë vdekjen e Komandant ” Leopardit” pasi ai u mbijetoi plagëve më të rënda të luftës, duke qenë shembull dhe morali më i mirë për luftëtarët e lirisë,  ndërsa tmerr i armikut dhe tradhtarëve të kombit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kapiteni Elshani i njohur me nofkën Komandant “Leopardi” nga Pirana, që është shquar në shumë beteja për trimëri e guxim,  ndërroi jetë sot, duke lënë përejtësimet e tij nga fushëbetejat me pushtuesit serbë.

Postimi i Bekteshit:

May be an image of 3 people, including Rrahim Bekteshi

“E kam të vështirë të shkruaj për ty miku im dhe bashkëluftëtari kapiten Xhavit Elshani.

Më duket se kjo nuk është e vërtetë dhe nuk mund ta besojë vdekjen tënde miku im, sepse ti i ke përballuar edhe plagëve më të rënda të luftës, ti ishe shembulli dhe morali më i mirë për të gjithë luftëtarët e lirisë, ishe tmerri i armikut dhe tradhtarëve të kombit.

Ndër beteja kur të tjerët e humbnin shpresën ti ishe shpresa dhe morali luftëtarëve të lirisë duke shtegtuar herë në Pashtrik e herë në Dukagjin.

Heroizmi dhe lufta e jote do të kujtohen ndër breza.. sepse gjithmonë ishe në ballë të aksioneve kundër armikut. Ti ishe një epror profesionist me të cilin mburreshim të gjithë, një komandos i vërtet qe do ta kishin zili edhe njësitet elite botërore.

Edhe sot më kujtohen vitet e pas luftës me uniformën e TMK-së në Batalionin e Gardës, ashtu sikurse në luftë edhe në Paqe ishe i gatshëm dhe në ballë të sfidave kapiten Xhavit Elshani. Lamtumirë bashkëluftëtari im: kapiten Xhavit Elshani ! Lavdi jetës dhe veprës sate!”/Gazetae Prizrenit.net/

May be an image of 2 njerëz dhe ambiente të jashtme

Asnjë koment

Comments are closed.