Ish-futbollisti i Barcelonës përfshihet në skandal gjatë ndeshjes, mbyt me grushte trajnerin kundërshtar (Video)
Ishte minuta e 38-të e pjesës së parë të një ndeshjeje pa shumë nerv. Central Córdoba barazoi pa gola me Argentinos Juniors, në “Santiago del Estero”.
Dy skuadra me objektiva ambiciozë. Gabriel Milito dhe Sergio Rondina zakonisht iu kërkojnë drejtuesve të tyre që të ecin përpara sa më shumë që të munden, në sa më shumë kohë të jetë e mundur.
Por papritmas ndodhi ajo që nuk pritej. Gjithçka u kthye në një ndeshje boksi, si një përleshje lagjeje, mes dy protagonistëve të shfaqjes. Një skandal i vërtetë.
Disa vendime të arbitrit të ndeshjes, Silvio Trucco, shkaktuan përplasje mes dy pankinave. Milito ofendoi kundërshtarët, u mërzit, madje ftoi Facundo Gareca, ndihmësin e kolegut Rondina, për t’i zgjidhur gjërat me grushta.
Lexo edhe:
Aq shumë e humbi kontrollin ish-futbollisti i Barcelonës, sa vrapoi te hyrja e tunelit të stadiumit i rrethuar nga agjentë të sigurimit, gati për të luftuar. Ai ishte përjashtuar tashmë ne karton të kuq për shkak të sjelljes jashtë çdo lloj kalorësie sportive.
Para se të largohej nga fusha e lojës, Milito thirri Trucco dhe filloi ta duartrokiste. Më pas, jashtë kontrollit, përtej faktit se në sektor ishin rreth 20 persona, Milito tentoi të përleshej me përgatitësin fizik të kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur, viktimë e një goditjeje në hundë.
U deshën disa minuta për t’u rikthyer qetësia, ndërsa ndeshja vazhdoi me shumë tension në atmosferë. Klubi nuk dha informacion zyrtar për këtë temë, por burime pranë skuadrës shpjeguan se veprimi i Militos ishte rezultat i një provokimi.
Milito, luego de ser expulsado pic.twitter.com/bR94A51od2
— Leonel Rodríguez (@llrrodriguez) July 2, 2022