Ish-oficeri i UÇK-së: Në asnjë dokument nuk e pashë FARK-un, lavdërohet B. Zyrapi
Njëri nga protagonistët e luftës së fundit në Kosovë, Fadil Demiri , ka folur për FARK-un, UÇK-në dhe Betejën e Koshares.
Ai ka dhënë një deklaratë tepër interesante për çështjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).
“Formalisht, në asnjë dokument nuk e kam parë të shkruar FARK-un. Madje, as në Ministrinë e Mbrojtjes së drejtuar nga ana e Ahmet Krasniqit”, tha ai.
Bislim Zyrapi është njeriu i cili ka bërë më së shumti në ristrukturimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është Bislim Zyrapi.
“Mendoj që njeriu i cili ka kontribuar më së shumti në ristrukturimin e UCK-së është Zyrapi me grupin e tij”, tha Fadil Demiri, raporton Gazeta Blic.
Pas tij, ka shtuar ai, ka ardhur Naim Maloku me grupin e tij.