18-05-2024

Moti gjatë pesë ditëve

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet përmirësim i motit dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditëve të fundjavës. Gjatë javës së ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm.

Të martën,  parashihet një turbullirë me masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit, do të kaloj mbi rajon që do ndikoj  të zbresin temperaturat, ndërsa nga Mesdheu fusha të presionit të ulët do të sjellin vranësira dhe mundësi për reshje shiu.

Nga e mërkura, priten kthjellime, e masat e ngrohta do të rrisin temperaturat edhe mbi 20 gr.C.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes edhe mbi këto vlera. Minimale do të luhaten nga 3-5 gr. C, e maksimalet nga 15-20C, mirëpo ditën e martë mund të zbresin deri në 13 C.

20.04 – Kryesisht me diell, pasdite pjesërisht vranët.

21.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.

22.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

23.04 – Më freskët dhe me erë, kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe me reshje shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

24.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.