23-11-2024

Ish-polici flet për kërcënimin ndaj Krasniqit dhe Abdixhikut: Mund të jetë rrezik shumë i madh

Dy liderët e partive opozitare Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, janë marrë nën mbrojtjen e policisë së Kosovës.

Derisa u raportua se Krasniqi dhe Abdixhiku, ishin kërcënuar nga grupet terroriste serbe lidhur me rastin e Banjskës.

Lidhur me këto kërcënime ka folur ish-polici Ridvan Tahiri.

Tahiri tha se rreziku mund të jetë shumë i madh.

Ai ka folur edhe për eksperiencat personale gjatë shoqërimit si truproje i personave VIP.

“Kur e kemi dërguar kryetarin e Kuvendit, në veri në “zonat e nxehta” siç i quajmë ne si truproje, kemi qenë më vigjilentë sepse e kemi pritur një sulm të papritur që mundet na ardhë. Kur vijnë informatat prej policisë se jemi duke lëvizur në Mitrovicë, Gjilan aty ku është zona e kuqe, duhet të jesh më vigjilent, edhe mbrojtja bëhet më ndryshe, më taktike me armë të gjata”, tha Tahiri në Klan Kosova./ IO

Asnjë koment

Comments are closed.