24-11-2024

Ish- Presidenti Meta: Në Prevallë situatë tërësisht e pajustifikueshme, po digjet pylli më i rëndësishëm dhe shërues

Zona e Prevallës tash e disa javë po ballafaqohet me zjarrin e madh që e ka përfshirë atë pjesë.

Flakët kanë nisur t’u ofrohen edhe shtëpive e vilave të banimit, duke krijuar shqetësim te banorët.

Ish-Presidenti shqiptar Ilir Meta është duke qëndruar në Prevallë, prej ku bëri një paraqitje direkt ne rrjete sociale, ku tha se nuk po digjet bari, por pishat, përcjell Gazeta e Prizrenit.

“🌲🔥 Nuk ka fjalë për pyllin më të rëndësishëm dhe kurativ të Prevallës që po digjet.
Është një situatë tërësisht e pajustifikueshme.
Nuk po digjet bari, po digjen pishat, po digjet pylli.
Gjithë Prevalla është ndotur dhe i gjithë komuniteti është shumë i shqetësuar”, shkroi ai.

Sipas disa qytetarëve, nga Prevalla janë larguar edhe turistët./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.