03-07-2026

Prizren: Mbahet seanca gjyqësore për vr*asjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës

Në këtë seancë pritet të dëshmojnë disa pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, si dhe dëshmitari i rastit, Andi Isufi.

Sipas dosjes së rastit, Thaqi ishte plagosur rëndë në Prizren dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast ndodhen në paraburgim dy të dyshuar: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”, ndërsa Hajrullah Brcani për veprat “Mosdhënie e ndihmës” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Rasti ka tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda të ngjarjes, ndërsa familja e Auron Thaqit vazhdon të kërkojë drejtësi. Procesi gjyqësor po vazhdon në Gjykatën Themelore të Prizrenit./ IndeksOnline

Asnjë koment

Comments are closed.