19-04-2024

Ish-udhëheqësi i Stacionit të Autobusëve në Malishevë nuk e kundërshton aktakuzën për korrupsion

I akuzuari, Luan Morina, ish-ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, në Malishevë, nuk e ka kundërshtuar aktakuzën, me të cilën ai ngarkohet për mos deklarim të pasurisë.

Në shqyrtimin e dytë të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, i akuzuari Morina ka deklaruar se nuk do të paraqes kundërshtime e as kërkesë për hudhje të aktakuzës.

“Vendosa mos me ba kundërshtime”, tha i akuzuari Morina.

Ndërsa, prokuroi Kastriot Memaj, tha se edhe më tutje mbetet pranë aktakuzës.

Të ngjajshme

Luan Morina, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, se nga 1 marsi e deri më 31 mars 2020, në cilësi të ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, në Malishevë, nuk ka bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.

Sipas aktakuzës, ai nuk deklaron pasurinë e tij në afatin e rregullt vjetor që është dashur ta bëjë deri më 31 mars 2020, e po ashtu as deklarimin e pasurisë pa përfundimit të mandatit në afatin e rregullt ligjor, edhe pse përkundër asaj që i njëjti ka qenë i njoftuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Për këtë, Luan Morina akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e cila dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.