Ish-zëvendësja e Kurtit përmes poezisë së Nolit zbërthen qëndrimin e Kurtit pro Thaçit e Veselit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurti i cili sot deklaroi se ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, që janë të akuzuarit e Gjykatës Speciale, shteti duhet të iu organizojë një mbrojtje.
Për këtë deklaratë të tij, sipas Dërgutit, Albin Kurti ka ndërruar fjalët e tij. Përmes një postimi në Facebook, Dërguti e ka thumbuar Kurtin me disa vargje të Fan Nolit.
“Dhe Feridi faqe ndron, Die shante, sot lëvdon, Fryn bulçit’ e trumbeton, Që Katrani zbardhëllon”, ka shkruar ajo.