25-04-2024

Vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rënie të ndjeshme të numrit të të prekurve me Covid-19 në Kosovë.

Nga raporti del se përsëri brenda 24 orëve të fundit ka pasur 5 vdekje në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për tre persona nga komuna e Prizrenit (një 76, 70, 70 vjeçar), ndërsa dy persona tjerë janë nga Dragashi, një 42 vjeçar dhe nga Suhareka (75 vjeçar),  transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në raport nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, pos komunës prej nga janë.

Lexo edhe:

Si e kujtonte prof. Bajram Kurti profesorin Qazim Berisha nga Prizreni?

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel të Kosovës kanë qenë 264, por në Prizren sot ka pasur 22 raste më shumë shumë të prekurve nga Covid.

Nga 1.361 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultuan 501 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 19 të infektuarit e rinj janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat Gjonaj (2) dhe Lubinje e Epërme (1), transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.