26-04-2024

15 vjecari që vdiq tragjikisht në Zvicër vinte nga Malisheva

Adrian Ramadani, 15-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në Nauchatel të Zvicrës ishte me prejardhje nga Panorci i Malishevës.

Gjatë një deklarate të bërë nga policia kantonale e Fribourg kanë thënë se ai nuk e kishte vënë re trenin dhe u godit nga pjesa e përparme e tij.

Lexo Edhe:

Si e kujtonte prof. Bajram Kurti profesorin Qazim Berisha nga Prizreni?

Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, ngushëlloi familjen Ramadani nga Panorci me rastin e vdekjes tragjike të djalit të tyre në Zvicër.

“Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc. Ai, humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe.Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të nënkryetarit të Komunës së Malishevës./Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.