18-04-2024

Ndërron jetë Shejh Beqë Shehu nga Lukija e Prizrenit

Sot, papritmas ka ndërruar jetë Shejh Beqë Shehu nga fshati Lukijë e Hasit të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Bashkësia e Tarikateve të Kosovës. I ndjeri ishte në shërbim në Teqenë e Halvetive të Saraçhanes në Prizren, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Pos që ishte i dashur dhe devotshmërisë në besim, Shejh Beqën e karakterizonte edhe shpirti human dhe respekti në komunitet.

Sipas njoftimit, ceremonia e përcjelljes së tij fillon të hënën, në orën 12:00, nga shtëpia e tij./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.