23-12-2024

“Isha në një burg me Millosheviçin”/ Haradinaj në “Breaking”: Kur më pyesin pse nuk shkon për vizitë në Hagë…

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka dhënë ditën e sotme një intervistë ekskluzive për emisionin “Breaking” me moderatore Elisa Gjeranin, në Top News.

Haradinaj ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e Dick Marty-t, për të cilin tha ashtu si kryeministri shqiptar, shuam njerëz të tjerë duhet të ngrenë zërin.

“Në aspektin politik dhe në opinionin publik duhet të angazhohen të gjithë për të rrëzuar akuzat për trafik organesh, që nuk janë vërtetuar nga prokurorët, organet e shqyrtimit të hetuesisë nuk e kanë vërtetuar.

Është detyrë e çdo njeriu, jo vetëm e shqiptarëve në mënyrë që ta ndihmojmë Shqipërinë. Është e drejtë e kryeministrit shqiptar që tu kujtojë se kjo akuzë nuk është provuar. Është e vërtetë që një fjalim politik mund të shtohet, hiqet, ndryshohet etj, por ju siguroj që kjo është me interes që të pastrojnë njollën në aspektin e opinionit publik, pasi në aspektin ligjor është pastruar nga kryehetuesit amerikanë që nuk e kanë përfshirë në akuza.”- deklaroi Haradinaj.

Sa i përket kohës kur ai ishte vetë, Haradinaj deklaroi se gjithmonë besonte në pafajësinë e tij, ndërsa tha se koha e qëndrimit në burg ishte e vështirë, pasi ndihej i barazuar me një kriminel si Millosheviç.

“Ne nuk mund ta gjykojmë drejtësinë, por ne mund ta besojmë pafajësinë tonë. Mund ta vlerësojmë rrugën tonë. Rruga e luftëtarëve të lirisë, atyre që janë përballur me një ushtri më të madhe është rrugë e pastër. Ju e shini tani në Ukrainë, që luftëtarët janë vendosur në mbrojtje kundër një ushtrie të çmendur të Putin. Ne jemi përballur me shumë vështirësi në atë kohë. Kur më pyesin pse nuk shkon t’i vizitosh, më vjen në mendje koha atje që nuk është e lehtë. Je i izoluar, t’i ke luftuar për vendin tënd, je përballur me vdekjen, dhe në fund je në të njëjtin burg me Millosheviçin, me kriminelë. ”-deklaroi ai.

Asnjë koment

Comments are closed.